Energjia e gjelbër e përftuar nga era, ndonëse sektor ende i pa zhvilluar në vendin tonë, ka filluar të tërheqë vëmendjen e kompanive të huaja. Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë tregon për ekzistencën e gati 40 projekteve që tentojnë të shfrytëzojnë erën shqiptare.

Bëhet fjalë për projekte koncesionare, por krahas marrjes së investimeve vendi do të përfitojë edhe një pjesë të energjisë së prodhuar.

Zana Guxholli: “Sapo kë hyrë në fuqi ligji, i cili mbështet prodhimin e energjisë nga era. Janë mbi 30-40 projekte të paraqitura, kuptohet ky është një investim privat dhe jo tërë sasia e energjisë së prodhuar na takon ne, i takon privatit. Këto jepen në formë koncesioni pra për rreth 15-20 vjet.”

Specialistë të burimeve të rinovueshme shpjegojnë se nuk ekziston një e artë e mirëfilltë e erës. Megjithatë janë të gjitha gjasat që parametrat e erës të kënaqin investitorët.

Engjëll Dakle: “Vendi ynë hyn në vendet do me thënë që ka një potencial të moderuar të energjisë së erës, pra zona bregdetare dhe gryka lumenjsh të cilat janë site që dhe banorët historikisht e dinë si janë zona me shpejtësi të konsiderueshme ere. Shpejtësitë optimale janë ato që luhaten ndërmjet 6, 8, 10 m/sekondë.”

Energjia e erës ka një kosto të lartë, falë teknologjisë së avancuar që e shfrytëzon. Por mund të rezultojë edhe një biznes shumë fitimprurës pasi vendet e zhvilluara ofrojnë çmime gati 2 herë më të larta për blerjen e kësaj energjie.

Në total fuqi e impianteve të erës të instaluar në vendin tonë pritet të shkojë deri në 1000 megavat/orë dhe do të kenë si destinacion eksportin./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro