Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Muzeun Historik Kombëtar është bërë sot promovimi i librit të prof.dr. Neritan Ceka “Ilirët”. I botuar nga shtëpitë botuese “Ilar” dhe shtëpia botuese e “Librit universitar”, ky libër i dhurohet nga autori, niveleve universitare.

Ceremoninë e hapi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, zoti Mojkom Zeqo, i cili vlerësoi punën e gjatë të zotit Ceka si arkeolog dhe njohu të pranishmit me vlerat e veçanta dhe rëndësinë që ka libri në ditët e sotme. Më pas fjalën e mori autori i librit zoti Neritan Ceka, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe Presidentin Mejdani, për pjesëmarrjen e tyre, i njohu ata me arsyet që e shtynë atë në botimin e këtij libri./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora