Mbështetësit Sali Berisha janë mbledhur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Ata presin mbërritjen e ish-kryeministrit për nisjen e protestës.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në ambientet e selisë, tubuesit kanë bërë thirrje edhe për largimin e Lulzim Bashës. “Basha ik”, thërrisnin qytetarët. Të tjerë mbajnë në duar flamurin e Kosovës.

Protesta e thirrur nga Berisha do të nisë nga selia blu e do të marshohet drejt Kryeministrisë dhe bëhet kundër “aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, Ballkanit të Hapur Vuçiç-Rama-Zaev” dhe kundër inceneratorëve për të cilat ish-Kryeministri thotë se janë vjedhur 430 milionë Euro./tvklan.al