Përshkallëzohen protestat në Britaninë e madhe kundër masakrës në qytetin e Southportit ku u vranë 3 fëmijë dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Mbrëmjen e së premtes në Sunderland pati përleshje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Gjatë trazirave kanë mbetur të plagosur tre policë ndërsa të paktën 8 persona janë  arrestuar. Objekte të ndryshme u hodhën ndaj policisë që mbronte një xhamie ndërsa një automjet u dogj.

Protestat  e dhunshme shpërthyen pasi në mediat sociale qarkulluan informacione të rreme se autori ishte një ekstremist mysliman që ndodhej ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në përpjekje për të ulur tensionet policia njoftoi se i dyshuari Axel Rudakubana ka lindur në Britaninë e Madhe.

BBC shkruan se ai jeton në Southport me familjen me origjinë nga Ruanda që prej vitit 2013. Autori do të mbushë 18 vjeç brenda një jave ndërsa motivet e tij për krimin mbeten të paqarta.

Tv Klan