Një video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Një nënë në Britani të Madhe duke drejtuar makinën hyri drejt aktivistëve të cilët po protestonin pasi nuk pranuan të hapnin rrugën.

Ajo doli jashtë makinës duke ia hequr nga dora pankartat që mbanin dhe duke i paralajmëruar, por personat e ulur në rrugë nuk e dëgjuan. Kështu ajo hipi përsëri në makinë dhe nisi të lëvizte.

Zonja tha se djali i saj 11-vjeçar duhej të shkonte në shkollë me patjetër dhe protestuesit po e bënin situatën e vështirë.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e 13 Tetorit në Londër. Po atë ditë ishte protesta e 13 e aktivistëve për paga më të mira mbi ndihmat sociale të Britanisë.

Policët në Londër kanë arrestuar 35 persona të cilët  kishin bllokuar rrugë të rëndësishme.

“Bllokimi i rrugëve të rëndësishme është i rrezikshëm si për protestuesit ashtu edhe për personat brenda në makinë. Jo vetëm e kanë të pamundur të shkojnë në punë, por s’do mund të shkojnë në spitale dhe po ashtu ambulancat do e kenë të vështirë të kalojnë”, u shprehën policët. /tvklan.al