Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryesocialdemokrati Gjinushi u ka propozuar socialistëve nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi përpara fushatës elektorale. Socialistët s’duhet të na trajtojnë si opozitarë, tha Gjinushi, duke nënvizuar rritjen në elektorat të partisë së tij.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Memorandumi, që mos të bëhen gabime të tilla, duke thënë që i kemi njëlloj kundërshtarë, që të mos bëhen gabime që t’i të tregosh të njëjtin agresivitet ndaj kandidatëve të PS si dhe të PD dhe veçanërisht ka rëndësi për mesazhin politik që jep në popull, sepse elektorati përçahet”.

Socialdemokratët e konsiderojnë të pavlefshme lojën e Nanos me kandidatët e pavarur, sepse edhe Berisha do të përdor të njëjtën taktikë. Gjinushi e ka paditur kodin elektoral në Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij do të jap verdiktin përfundimtar, për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame