Lajme Arkiva 2003

Punonjësit e Uzinës së Superfosfatit në Laç tashmë të hedhur në rrugë nga firma franceze, kanë paralajmëruar se do të nisin një grevë urie, i gjithë ky zemërim pas largimit nga puna vjen si pasojë e mospagesës së sigurimeve shoqërore nga firma Evertrait që kishte marrë me koncesion këtë uzinë ndërkohë që nga rroga e tyre është mbajtur rreth 11.7% e saj për sigurimet shoqërore.

Çdo kërkesë e jona ka vajtur në vesh të shurdhët dhe ne nuk do të rrimë duarkryq për arsye se ne kemi mundësi dhe kushtet janë për të punuar në këtë uzinë sepse kjo është uzinë që është në gjendje të mirë pune dhe ne kërkesat tona do i përshkallëzojmë më tej deri në grevë urie.

Ministri i Energjetikës Viktor Doda ka kërkuar mbrojtjen e uzinës si e vetmja në vend, ndërkohë që deri më tani sipas drejtorit Mark Lleshi nuk është planifikuar nga qeveria asnjë fond për të paguar rojet dhe një pjesë të administratës që do të merren më ruajtjen e saj.

Pas paralajmërimit nga ana e palës franceze për hedhjen në gjyqin ndërkombëtar të qeverisë shqiptare, është kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi, ai i cili ka luajtur rolin e koordinatorit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe të ish-drejtuesve të kësaj uzine. Ndërkohë thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët dhe ekziston dëshira e mirë për zgjidhje./tvklan.al