270 milion dollarë është buxheti shtesë që qeveria ka miratuar për t’ia dërguar më pas parlamentit për të marrë okay-n dhe nga ligjvënësit ndoshta brenda këtij sesioni.

Në një mbledhje jashtë radhe këshilli i ministrave ka kaluar buxhetin suplementar, i bërë i mundur sipas kryeministrit Berisha falë disiplinës së mirë financiare që ka treguar qeveria në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sali Berisha: “Disiplina financiare që ne kemi vendosur ka bërë të mundur që t’i drejtohemi parlamentit sot pa llogaritur ARMO-n dhe të ardhura të tjera nga privatizimi me një buxhet prej rreth 270 milion dollarë, ndërsa me të ardhurat e ARMO-s dhe privatizimit buxheti që ne parashikuam në fillim të 2008-tës dhe me 500 milion dollarë të tjera”.

Buxheti shtesë është parashikuar që në pjesën e tij më të madhe të shkojë për projektet në infrastrukturë për pushtetin lokal dhe pjesa tjetër për uljen e deficitit të brendshëm buxhetor.

Sali Berisha: “12 miliard do t’i japim infrastrukturës, 2 miliard do t’i jepen qeverisë vendore. Resto do të përdoret për pakësimin e deficitit buxhetor. Ky buxhet bën të mundur që deficiti buxhetor i brendshëm të ulet nga 2.3% e Prodhimit të Brendshëm në 1.6% të Prodhimit të Brendshëm. Uljen e tij më maksimale historike”.

Por Berisha nuk ka harruar se në çdo deklaratë të tij kur flitet për performancën fiskale të qeverisë bëri krahasimet me kundërshtarët politikë duke folur me shifra dhe përqindje për të faktuar se çka deklaruar ai sesa eficente ka qenë mbledhja e të ardhurave nga qeveria Berisha./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka