Eduard Shalsi: “Kryeministri të mos bëjë skeçe bajate me celular sepse tryeza e qeverisë nuk është skena e estradës së Tiranës, por kryeministri të heq tatimin e ri mbi fitimin që ka vendosur mbi bizneset. Pasi në qoftë se me kontributin për gjelbërimin biznesmenët e kryeqytetit po mbjellin përditë pemë të cilët gjithë qytetarët i  shohin dhe i prekin, me tatimin e ri mbi fitimin, me këtë taksë të re ai po financon spotet e gënjeshtrave dhe mitingjet e shpifjeve. I themi Sali Berishës që të sillet si një kryeministër i një vendi në krizë ekonomike dhe jo si një aktor skeçesh pa lezet. Pasi shqiptarët në këto kohë kanë nevojë për shpresë dhe për lidership të vërtetë.”/tvklan.al