Numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë sporteleve të QKR-së në të gjithë vendin gjatë vitit të kaluar arrin rreth 18 mijë. Drejtori i zyrës kombëtare të regjistrimit, Tom Kola i cilëson shifrat si arritje mjaft pozitive.

Tom Kola: “Kjo është shifër që e tejkalon me 4000 biznese, shifrat e dy viteve, respektivisht 2006 dhe 2007. Po kjo tregon epërsinë e sistemit, punën që është bërë këtu dhe nga ana tjetër tregon edhe përfitimin nga rasti që ju dha biznesit për të plotësuar nevojat që më përpara nuk i përmbushte siç duhet duke qenë s kishte zvarritje në gjykatë.”

QKR-ja ka analizuar të gjitha problematikat e shfaqura në raport me biznesin duke krijuar precedentin i cili shmang përsëritjen e të njejti8n problem.

Tom Kola: “Kemi pasuruar momentet problematike që vinin rast pas rasti për të cilat ne nuk kishim eksperiencë duke qenë se është institucion i ri. Dilte imperative faktikisht që ne të ecnim me precedentin për të pasuruar siç thashë ato që ne kemi quajtur procedurë standarde e operacioneve, për dy sektorët sportel dhe regjistrim. Është vënë re që problematika që kanë hasur komuniteti i biznesit në pasurimin e nevojave të tyre në shtet, … tregtar është ezauruar më së miri.”

Sportelet e regjistrimit janë ngritur pothuajse pranë të gjitha bashkive kryesore të vendit duke i ardhur kështu më mirë në ndihmë nevojave të biznesit./tvklan.al

Gazetar: Fjoral Zguro