Numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë sporteleve të QKR-së në të gjithë vendin gjatë këtij viti arrin në rreth 18 mijë. Drejtori i zyrës kombëtare të regjistrimit, Z.Tom Kola, i cilëson shifrat si arritje mjaft pozitive.

Tom Kola: “Kjo shifër që e tejkalon me 4 mijë biznese, shifrat e dy viteve respektivisht 2006-2007, kjo tregon epërsinë e sistemit, punën që është bërë këtu dhe nga ana tjetër tregon edhe përfitimin nga rasti që ju dha biznesit për të plotësuar nevojat që më përpara nuk i përmbushte siç duhej, duke qenë se kishte zvarritje në Gjykatë.

QKR-ja ka analizuar të gjitha problematikat e shfaqura në raport me biznesin, duke krijuar precedentin, i cili shmang përsëritjen e të njëjtit problem.

Tom Kola: “Kemi pasuruar momentet problematike që vinin rast pas rasti për të cilat ne nuk kishim eksperiencë duke qenë se është institucion i ri. Dilte imperative faktikisht që ne të ecnim me precedentin për të pasuruar siç thashë ato që ne kemi quajtur procedurë standarde e operacioneve për dy sektorët sportel-regjistrim. Është vënë re që problematika që ka hasur komuniteti i biznesit në pasurimin nevojave të tyre në shtet për listën tregtare, është ezauruar më së miri”.

Sportelet e regjistrimit janë ngritur pothuajse pranë të gjitha bashkive kryesore të vendit duke i ardhur kështu më mirë në ndihmë nevojave të biznesit./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro