Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Është organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, mbrëmja e 5-të e aktivitetit “Nata e poezisë së performuar”. Aktorët Ema Andrea dhe Gazmend Gjoka, sollën kësaj here për të pranishmit, frymëzime të poetëve shqiptarë. Vladimir Myrtezai dhe Stefan Çapaliku, poezi këto të përmbledhura nga vetë studiuesi Stefan Çapaliku.

Poezitë e këtyre shkrimtarëve ngjallën mjaft emocione për të pranishmit në sallë. Ato u recituan nën tingujt e muzikës të kompozuar nga klarinetisti i njohur Fatos Qerimi. Me regji të Altin Bashës dhe ideatore Rozeta Ferri, “Nata e poezisë së performuar” është i pari aktivitet i këtij lloji në Shqipëri dhe është hera e parë që poezia përcillet tek auditori, nëpërmjet interpretimit dramatik dhe performimit skenik të tij./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora