Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në turin e tij me rrjetin e vullnetarëve është ndalur në Kamëz ku ka takuar të rinjtë e kësaj zone. Lideri i opozitës ka shigjetuar kryeministrin Berisha, si njeriun kryesor që e theu besimin e qytetarëve për sa i takon procesit të legalizimeve.

Edi Rama:18 vjet me radhë të ardhurit e kësaj hapësire pa shtet ja lanë fatin e tyre në dorë Sali Berishës dhe 4 vjet pasi rierdhi në pushtet, për të dytën herë Sali Berisha nuk ua ktheu, po ua theu besimin, duke e kthyer edh procesin jetik të legalizimeve në një maskaradë politike papërgjegjshmërie, paaftësie e korrupsioni.”

Duke shprehur besimin se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 28 qershorit Rama ka premtuar se me ardhjen në pushtet të socialistëve, banorët e zonave përreth qyteteve të mëdha do të marrin një tapi p;ër pasuritë e tyre të paluajtshme.

Edi Rama:Qeveria jonë e bashkimit të ri, pa dallim feje, krahine, ideje do ta përfundojë legalizimin jo duke u dhënë në dorë një shaban tapi pa asnjë vlerë, po duke i kthyer në pasuritë tuaja  të paluajtshme shtëpitë që politikanët për interesat e tyre elektorale ua mbajnë peng tash 10 vjet.”

Për liderin opozitës fitorja e zgjedhjeve nënkupton edh fundit e kaosit për hapësirat informale, duke theksuar se Partia Socialiste do të investojë si asnjëherë më parë për kanalizime, rrugë, ndriçim, kopshte e shkolla./tvklan.alGazetare: Jolldiz Mitro