Kryetari i Bashkisë Edi Rama, diskutoji mbi projektbuxhetin për vitin 2009-të në një takim të hapur me përfaqësues të strukturave të bashkisë që zgjodhi t’i quaj, shërbëtor të qytetarëve të Tiranës. Takim i jashtëzakonshëm siç dhe e cilësoj që në hyrje të tij, i shërbeu Edi Ramës të shpjegoj të gjitha gropat e zeza që krijojë mosmiratimi i buxhetit i marrë peng sikurse u shpreh nga politika e vjetër.

Edi Rama: “Ja të cilat janë pengjet që kjo politikë interesash afatshkurtra ka marrë në njësinë nr. 8. Rikonstruksioni i palestrës së shkollës “4 Dëshmorët”, sistemi qendror i ngrohjes në kopshtin nr. 6, sistemi i ngrohjes së kopshtit nr. 35, rikonstruksioni i bibliotekës nr.3, në njësinë bashkiake nr.9. Ndërtimin e shkollës së re në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Uzinës “Dinamo”, sistemin qendrorë të ngrohjes në kopshtin nr.3, sistemimin-asfaltimin në rrugën e “Muzakëve” (pranë pallateve të Almakut), sistemim-asfaltimin e rrugës “Skënder Jareci” tek Filanto. Në njësinë bashkiake nr.11 është marrë peng rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”, rikonstruksioni i çerdhes “Kodër Kamëz”, rikonstruksioni i çerdhesh “Bregu i Lumit”. Të gjitha këto janë pengje që janë marrë nga politika e interesave dritëshkurtra dhe nga ambicia e pa kontrolluar për pushtet e atyre që kanë urdhëruar votën kundër buxhetit në këshillin bashkiak”.

Në një fjalim të gjatë kryebashkiaku Edi Rama, zbardhi projektet e përfunduara dhe ato në proces të bashkisë. Rama garantoj qytetarët për shërbim 24 orë të bashkisë ndaj tyre, një shërbim që nis nga kontakti i drejtpërdrejtë me ta.

Edi Rama: “Kur vjen puna për rrugët, për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, për parqe për ndriçimin publik, për shërbimet, për të pa strehët. Ne nuk jemi disa palë, ne jemi një palë, ne jemi pala kryeqytetase, ne jemi shqiptaret e shqiptarët që jetojmë në kryeqytet ku duhet të kemi edhe krye shërbime. E për këtë arsye ne duhet të jemi kryeshërbëtorë”.

Në përfundim të takimit Edi Rama, u dedikoj çmimin e marrë në samitin botërorë të inovacionit punonjësve bashkiak pa të cilët sikurse tha Tirana nuk do të mund të ndryshonte duke ritheksuar se mosmiratimi i buxhetit për një situatë të jashtëzakonshme Rama zgjodhi dhe atë që e cilësoj si përgjigja më e mirë ndaj situatës.

Edi Rama: “Kapërcehen vetëm duke punuar, duke punuar, duke punuar. Faleminderit!”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Metlin Kepi