Kreu i selisë rozë Edi Rama ka bërë një vizitë në ambientet e Muzeut të Shkencave të Natyrës. Duke bërë një apel mbi mos prishjen e kësaj godine kreu i bashkisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste Rama tha, se muzeu është një trashëgimi kulturore e cila nuk duhet shkatërruar.

Edi Rama: “Është e domosdoshme marrja e menjëhershme e iniciativës nga presidenti i republikës përfshirja në të e akademisë së Shkencave dhe i gjithë njerëzve të shkencës dhe kulturës për të mbrojtur këtë pasuri, pa pasur absolutisht asgjë kundër pronarëve ne nuk mund të jemi qorr dhe shurdh karshi kësaj pasurie dhe karshi kërkesës së fëmijëve dhe të brezave që do vijnë të cilëve ua kemi borxh atdheun bashkë me të gjitha pasuritë e tij.”

Sipas Ramës pas 28 qershorit koalicioni i majtë do t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së kësaj çështjeje e cila kërkon një vëmendje të veçantë./tvklan.al