Prej një viti çifti mbretëror i kurorës shqiptare, Princ Leka Zogu dhe Princeshë Elia Zaharia janë bërë prindër të vogëlushes Geraldinë. Princesha është një lumturi për jetën e tyre familjare , por ditën e lindjes së saj e shoqëron një rastësi e lidhur me paraardhësen e saj, Mbretëreshën Geraldinë.

Rudina Magjistari, u zhvendos nga studioja e emisionit ”Rudina” në Tv Klan për një bisedë në kopshtin mbretëror për të mësuar të rejat e jetës së monarkëve, sidomos në vitin e fundit.

Rudina Magjistari: Princesha Geraldinë ka lindur në të njëjtën ditë kur pikërisht 18 vite më parë është ndarë nga jeta Mbretëresha Geraldinë. Është një koincidencë apo ishte e paracaktuar?

Princeshë Elia Zaharia Zogu: Ka qenë e paracaktuar nga doktoresha dhe nuk e kemi bërë lidhjen fare me ketë datë. Na mori në telefon një miku ynë shumë i ngushtë një ditë përpara dhe na pyeti kur e keni lënë dhe ne i thamë është lënë nesër. “ua, ditën që ka ndërruar jetë Mbretëresha Geraldinë”, tha dhe aty u bëmë koshientë sepse duke qenë ditët e fundit të shtatzënisë ishte gjëja e fundit që mund të mendonim për koincidenca date. Deri në atë moment kishim ide të ndryshme dhe për emrin dhe kur na tha miku ynë, atëherë thamë “nuk kemi ç’të kërkojmë më” sepse vajza e zgjodhi emrin vetë. Duket si një vazhdim.

Princ Leka rrëfen se është mjaft i lidhur me vajzën dhe kalon shumë kohë me të, ata që tani ndihen si shokë të ngushtë bashkë./tvklan.al