Përfaqësuesit institucional dhe ata të partive politike e kanë vlerësuar tejet të rëndësishëm takimin e djeshëm mes presidenti amerikan Bush me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës. Sipas tyre ky takim vulos marrëdhëniet e  mira mes dy vendeve tash kur Kosova është shtet i pavarur.

Jakup Krasniqi: “Dhe njëherë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe SHBA fuqishëm konfirmunë vendosmërinë e tyre për ta njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, për të lobuar njohjen e shteti të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe natyrisht edhe njëherë konfirmuam fuqishëm tërësinë territoriale të Kosovës”.

Nexhat Daci: “Takimi i Uashingtonit me Presidentin Bush është përmbyllje e gjithçka të mirës që ka filluar nga Amerika dhe vetë pranimi i presidentit Bush jashtë në varësi tonit t’u qenë në takim zyrtarë që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur në tërë tërësinë e saj territoriale. Ka qenë një impuls i fuqishëm për ne po edhe obligim i madh”.

Ibrahim Gashi: “Unë du ta konfirmoj dhe njëherë se ishte me të vërtetë vizitë historike për faktin se u konfirmu dhe njëherë në mënyrë shumë transparente mbështetja që në vazhdimësish SHBA i kanë dhënë zgjidhje çështjes së Kosovës dhe tash po i japin ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

Dje në Shtëpinë e Bardhë Presidenti amerikan Georg Bush, priti liderët kosovar në një takim që zgjati plot 1 orë. Me këtë rast presidenti Bush tha se Kosova është 1 dhe e pandashme, ndërkohë që premtoi ndihmën amerikane në procesin e lotimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në shtetet që ende nuk e kanë marrë këtë vendim./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki