Gert Bogdani: “Dje mediat e kontrolluara nga mister 15%, apo mister dosja, censuruan deklaratën e zëdhënësit të Partisë Demokratike në një kohë që transmetuan pa pushim deklaratën e shkruajtur nga zoti Rama për Ilir Gjonin që përveçse të qenit djali i Xhelil Gjonit nuk ka asnjë lidhje tjetër me Partinë Socialiste. Kështu tele bashkia apo zhurmuesi 24, deklaroi se nuk mund ta transmetonte deklaratën për shkak të gjuhës së saj. Ndërkohë që transmetoj dhe zhurmojë për 12 herë rresht deklaratën me gjuhë prej halabaku dhe të lodhshme për veshët e publikut shqiptarë të djalit të Xhelil Gjonit. Ndërsa Tele Jala dhe ajo censurojë deklaratën e zëdhënësit, sepse kjo deklaratë demaskonte përpjekjet të djemve të ish-bllokut për të betonizuar edhe Jalën. PD e dënon terrin çensurues që zoti Rama e përdor me mediat dhe u bën thirrje këtyre të fundit të ruajnë profesionalizmin dhe të mos mashtrohen nga premtimet boshe të zotit Rama i cili pas 28 qershorit nuk do mbetet gjë tjetër veçse kryetar i bashkisë”./tvklan.al