Nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Arben Broci” në kryeqytet kanë përkujtuar 18 vjetorin e vrasjes së pishtarit të demokracisë emrin e të cilit mban kjo shkollë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe familjarë të Brocit, ministri i Arsimit Fatos Beja dhe kryetari i minibashkisë numër 10 Gerti Bodgani.

Gert Bogdani: “Ka një koincidencë të bukur në këto dy data, 2 prilli i viteve të hidhura të pas komunizmit me 4 prillin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. 2 prilli kur ëndrrat dhe të rinjtë vetë vriteshin me 4 prillin kur shqiptarët shkojnë më të sigurtë drejt të ardhmes së tyre.”

Arben Broci u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare. Ai u vra gjatë protestës antikomuniste në 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës./tvklan.al