Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjodhi kryetarin e tij për degën e Dibrës. Në konferencën  e posaçme ishte i pranishëm edhe kreu i këtij forumi, Gerti Bogdani, i cili në fjalën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë theksoi se një votë pro të djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit shërben si një hap më shumë drejt Europës.

Gert Bogdani: “Fjala që thotë kryeministri që vota majtas është votë prapa, është fjalë me vend. Të majtët gjithmonë e kanë çuar mbrapa. Është PD që ka lëvizur Shqipërinë, njëherë nga komunizmi në demokraci dhe tani nga demokracia në Europë, aty ku Shqipërisë realisht i takon vendi”.

Kryetari i FRPD-së u ndal dhe tek kartat e identitetit duke i cilësuar ato si dokumenti i vetëm me të cilin të rinjtë shqiptarë ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët Europianë./tvklan.al