Petrit Vasili: “Sot Shqipëria ndodhet pa drejtim shtetëror, sepse krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë zgjedhur që ta lënë atë në dorë të Zotit duke qenë jashtë vendit që të gjithë. Mos koordinimi, papërgjegjshmëria dhe mungesa e pashembullt e seriozitetit e kanë lënë vendin pa asnjë ikë referimi kushtetuese shtetërore. Ju kujtojmë zotërinjve që kanë marrë përsipër që të qeverisin këtë vend se duhet të kthehen sa më parë zyrave të tyre të cilat i kanë braktisur prej kohësh se populli nuk i ka zgjedhur dhe nuk i paguan sa frëngu pulën që ata të flladiten të gjithë bashkë rrugëve të botës.”/tvklan.al