Gerti Bogdani:I njohur tashmë si censuruesi i fjalës së lirë dhe mister 20%, zoti Rama po jeton frikën e dosjeve të kryera nga familjarët e tij. Ai censuroi dhe urdhëroi kanalet televizive Top Belinda dhe Top Pallati të censurojnë lajmin e djeshëm duke i mashtruar me premtimet për listën për deputetë dhe anëtar të  qeverisë apo duke u dhënë leje pallatesh në hyrjen e Tiranës. Të mos transmetojmë konferencën për shtyp të një prej kompanive më prestigjioze që ka parashikuar me saktësi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare 2005 dhe rezultatin e zgjedhjeve lokale 2007. Sondazhi i qendrës “Gani Bob” i publikuar dje tregon qartë se Partia Demokratike është fituese në zgjedhjet e 28 qershorit. Qytetarët i janë përgjigjur tre herë pyetjes se kush do të fitojë zgjedhjet dhe sondazhi e tregon fare qartë që Partia Demokratike kryeson thellësisht me 48.6%, zoti Rama nuk duhet të ketë frikë nga sondazhet e pavarura,  zoti Rama nuk duhet të ketë frikë që Shqipëria sot po ndryshon.”/tvklan.al