Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha forcat e djathta që kërkojnë zgjedhje të reja. Janë shprehur sotë kështu republikanët të cilët kanë nënvizuar kështu idenë e një koordinimi me të djathtët përfshi edhe Partinë Demokratike.

Ne kemi bindjen tha nënkryetari i republikan Maksim Begeja se do të biem në konsensus me PD për abrogimin e ligjit për tokën në mënyrë që prona të shkoj tek i zoti. Republikanët kanë ftuar edhe partitë e koalicionit si PAD dhe PSD të bashkohen me kërkesën e tyre.

Republikanët kanë deklaruar se nuk kanë bojkotuar parlamentin por vetëm një seancë të tij. Ndërkohë që abrogimin e ligjit për tokën ja kanë kërkuar qeverisë dhe presidentit si dhe kanë paraqitur kërkesën e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego