Prej 8 vitesh nuk ka nxjerrë ndonjë këngë apo album të ri, ndërsa që prej lindjes së fëmijës së saj të parë në vitin 2022, Rihanna është përfolur se do t’i rikthehet muzikës.

36-vjeçarja është aktive në rrjetet sociale, jo për muzikë, por për të promovuar kompaninë e saj që shet produkte kozmetike dhe veshje të brendshme dhe ka të ngjarë të vazhdojë me bizneset e saj edhe në të ardhmen.

Të paktën kështu la të kuptohet në një dalje publike që bëri më 6 Qershor me ASAP Rocky. Sytë e paparacëve shkuan te bluza blu e këngëtares, ku shkruhej “Unë jam në pension”.

Fansat e saj po debatojnë nëse ky është mesazhi i Rihannas për fansat e saj se ajo po tërhiqet nga  karriera si këngëtare në moshën 36-vjeçare.

Ka nga ata fansa më optimistë  që mendojnë se ndoshta kjo frazë e veçantë është titulli i albumit të ri që ata kanë pritur vitet e fundit.

Tv Klan