Për herë të parë pas afro 30 vjetësh Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Drejtori i tij Kasem Biçoku shpjegon se qëllimi i ndërhyrjes është kthimi në një institucion kulturor tërheqës për vizitorët. Rikonstruksioni i muzeut do të ketë zhvendosje të pavijoneve të tij si dhe përfshirjen e objekteve të reja muzeore.

Kasem Biçoku: “Nga një muze po të hysh siç ka qenë luftarak me armë e me lufta me kështu do me thënë do jetë një muze ku do shfaqet e gjithë jeta. Një pjesë e rëndësishme në muze ka gjithmonë ana shpirtërore, kultura e një populli etnokulturën, ose etnografinë ku do jenë veshjet, mjetet, veglat e punës e kështu.”

Biçoku tregon se pas rikonstruksionit ky muze do të bëhet më përfaqësues ndaj historisë së vendit. Muzeu historik kombëtar u ndërtua në vitin 1981 të cilin regjimi i kohës e konceptoi si një muze luftërash./tvklan.al