Lajme Arkiva – TV Klan 2000

600 mijë dollarë ka kushtuar rikonstruksioni i spitalit patologjik në Elbasan. Këtu përfshihen gjithsej 8 reparte, si Reanimacioni, Kardiologjia, Okulistika etj, të cilat janë dhuratë e qeverisë franceze, financuar nëpërmjet Spitalit Pakufi. Në inaugurimin e këtyre reparteve merrte pjesë zonja Lidra Mejdani, Ministri i Shëndetësisë Solis, si edhe ambasadori francez në Tiranë Patric Crismo.

100 shtretër modern janë në dispozicion të pacientëve. Në projektet e bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë franceze, janë edhe 6 milion dollarë për ngritjen e një qendre tjetër spitalore. Rikonstruksioni i plotë i këtyre ambienteve ka përfshirë rehabilitimin struktural, aparaturat mjekësore, si edhe trajnimin e personelit./tvklan.al