Nga data 24 deri më datë 29 shtator të këtij viti, do të organizohet festivali folklorik mbarë kombëtarë i Gjirokastrës. Edicioni i 9-të i këtij aktiviteti mbahet në kuadër të ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore 29 shtatorit.

Ylli Pango: “Viti 2009, në mënyrë përmbledhtas edhe më të si të thuash do ta ketë dhe më të thjeshtë media për ta pasqyruar. Është vit i dy aksioneve më të mëdha në dy fushat e trashëgimisë tonë kulturore, të asaj shpirtërore, ku siç e theksova përfshihet festivali i madh i Gjirokastrës dhe shumë aktivitete të tjera dhe të asaj materiale ku përfshihen restaurime të mëdha të cilat do të bëhen përveç buxhetit të shtetit edhe me fonde të komitetit europian dhe me fonde të biznesit shqiptarë”.

Gjatë konferencës për shtyp Ministri i Kulturës, Ylli Pango, theksojë se festivali i këtij viti do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë, si për nga numri i pjesëmarrësve ashtu dhe për nga koha e konkurrimit të secilit grup. Pango tha se të gjitha këto aktivitete zhvillohen për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë./tvklan.al

Operator: Metlin Kepi