Shpesh nga mediat dhe specialistët e futbollit Rodri konsiderohet si mesfushor më i mirë në botë në rolin e tij.

Mesfushori spanjoll gjatë një interviste ka folur dhe për surprizën e bukur të La Roja-s, adoleshentin Yamal, për të cilin Rodri tha se një ditë mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Rodri për median spanjolle “Diario AS”: Unë shoh një pjekuri tek ai që nuk e kam parë kurrë më parë, sinqerisht. Dhe shoh potencial të madh te Yamali. Në një ose dy vitet e ardhshme do të jetë një nga më të mirët në botë. Por mbi të gjitha, unë e shoh atë si një djalë shumë të qetë, i etur për të mësuar. Tek Lamine shoh një djalë me dëshirën për të fituar kolektivisht.

Lamine Yamal është bërë edhe golashënuesi më i ri në historinë e Kampionatit Evropian. Yamal ka shënuar një supergol në ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2024” kundër Francës. 16-vjeçari ka kontribuar edhe me tre asistime në gjashtë ndeshje me Spanjën.