Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Bulqizës me rastin e 1 majit festës së punëtorëve. Gjatë takimit që Rama ka zhvilluar në këtë qytet, ai ka prezantuar programin e ri qeverisës të PS.

Hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i kushteve në punë dhe siguria në të janë disa nga problemet që nuk janë zgjidhur ende ka deklaruar kryesocialisti në fjalën e tij.

Edi Rama: “Ne nuk mund të pranojmë që tjerë fëmijë të lindin në Bulqizë dhe të jetojnë çdo ditë më këtë dramë të patregueshme, të pakuptueshme, të falshme të ndarjes me babain çdo mëngjes si për herë të fundit dhe të qëndrimit me sytë nga dera çdo mbrëmje me pikëpyetjen a do të shfaqet apo jo baba. Kjo histori duhet të mbarojë, kjo histori mund të mbarojë, kjo histori do të mbarojë në 28 qershor.”

Rama i ka premtuar banorëve të Bulqizës dhe kalimin në ligj të statusit të minatorit dhe për punëtorët e vështirësive të larta në punë.

Edi Rama: “Ne do ta firmosim statusin e minatorit pas 28 qershorit si një akt koshiencë dhe njëkohësisht si një akt faljeje që ne me atë firmë do t’ua kërkojmë të gjithë atyre që sot nuk janë më.”/tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi