Drejtori i ARRSH Evis Berberi u ka bërë thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në Rrugën e Arbrit, duke theksuar se ai segment është ende një kantier ndërtimi.

Në studion e Klan News, Berberi tha se pavarësisht problemeve për shkak të gjeologjisë, punimet vijojnë në këtë aks. Ai theksoi se brenda Majit të këtij viti do të jetë i aksesueshëm aksi rrugor i quajtur “Plani i Bardhë”.

“Me tunelin e Rrugës së Arbrit vazhdon i njëjti problem, ritmi është i njëjti, ka një tunel sekondar, por ai primar ka të njëjtat ritme. Me këtë tunel sekondar kemi akses në disa segmente, duhet tëjemi të kujdesshëm, por nga ana tjetër kemi nisur punimet në dy zona, dhe besojmë që brenda Majit të këtij viti do jetë i asfaltuar ky segment për ta bërë të aksesueshëm. “Plani i bardhë” sot është me ritme shumë të mira, nga zona e daljes së tunelit që merr kthesën për në Klos deri në Bulqizë, që më pas të shkohet nga Klosi në Bulqizë për 10 minuta.

Për shkak të gjeologjisë nuk duam të nxitojmë, por gërmimet vijojnë. Rruga e Arbrit është njëkantier ndërtimi, aksidentet ndodhin si pakujdesi e qytetarëve sepse nuk mungon sinjalistika rrugore, as barrierat. Njerëzit duhet të kujtojnë që është akoma kantier ndërtimi, nuk është një rrugë e përfunduar, po ta vini re aksidentet kanë ndodhur në njërrugë shumë të drejtë që edhe pse ka tabela, u bëj thirrje drejtuesve mos u gënjeni nga një rrugë që është e drejtë dhe të mos rrisin shpejtësinë. Kujdes se është rrugë e drejtë e të thërret, por është akoma kantier ndërtimi”, u shpreh drejtori i ARRSH./tvklan.al

Intervista e plotë për Klan News: