Emocione dhe plot 3 gola dhuroi takimi i transmetuar në TV Klan mes Rumanisë dhe Ukrainës. 90 minuta të luftuara në “Mynih”, ku në fund ishin rumunët ata që morën 3 pikët dhe hodhën një hap të madh përpara.

Me shifrat e pastra 3-0 Rumania rrëmbeu kreun e grupit E dhe zgjeroi ecurinë e rezultateve pozitive. Ky supergol i Stançiu hapi siparin e golave për t’i hapur udhë fitores së parë në ndeshjen hapëse të rumunëve në një kampionat Europian.

Edhe tek goli i dytë, Lunin nuk kishte fatin në krahun e tij, me Marin që lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 30 metra.

Një ekzekutim që u duk si dorëzim për ukrainasit, të cilët pësuan edhe golin e tretë, një kapitullim për skuadrën e Rubrov. Pas kësaj fitoreje Rumania numëron 3 pikë, teksa pret e qetë duelin e radhës ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina do kërkojë pikët e para përballë Sllovakisë.

Klan News