Nga dita e sotme deri në 24 nëntor në Hagë, pjesëmarrës nga 38 vendet e zhvilluara do të mblidhen për të diskutuar për zvogëlimin e 6 gazrave që ndotin së tepërmi ajrin tonë. Në këtë takim do të diskutohen për problemet e zvogëlimit të këtyre gazrave ndotës. Kështu në vitin 2002 sasia e tyre do të zvogëlohet në 5.2% më pak se në vitin 1990. Ndërkohë që për SHBA-në kjo shifër do të ulet në 7% për Kanadanë dhe Japoninë në 6% dhe BE-në në 8%.

Në vendin tonë akoma nuk paraqet rrezik ndotja e ajrit me gazra të dëmshëm. Ndotja e ajrit tek ne është e përndruar kryesisht në grimca pluhuri që mbart ajri. Kështu sasia e grimcave të pluhurit me përmasat 90 mikron tek ne janë 150 gramë për metër kub, ndërkohë që në SHBA kjo sasi është 150 gramë për metër kub. Ndotja kimike e ajrit tekne pas mbylljes së shumë fabrikave dhe uzinave është shumë problematike. Shtimi i karbonit në ajër është shumë shqetësuese vitet e fundit si pasojë e shtimit të automjeteve, shumica e të cilave janë tejet të amortizuara./tvklan.al