Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Më datën 3 Nëntor të vitit 2001, kryetari aktual i qeverisë dhe kryetari i Partisë Socialiste do të deklaronte publikisht:

“Unë i kam duart në xhepat e mi, e jo tek xhepat e buxhetit si Edi Rama. Ai të përgjigjet për 300 mijë dollarë, që i ka borxh bashkisë për koncertin e Scorpions”.

Kjo sepse Fatos Nano, e dinte mirë dosjen dhe vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës. Kjo, i thoni Edvinit, se është dosja origjinale. Çka ndodhur? Të gjitha paratë e biletave, përveç 7 milionëve lekë, janë vjedhur nga Edvini dhe edvinët e bashkisë dhe për të zhdukur gjurmët e vjedhjes, kanë zhdukur kontrabiletën. Si e bukosi Edi Rama – Fatos Nanon? E bukosi me shpërblime në natyrë, për personin e tij dhe rrethin e tij dhe ky është turpi i tij dhe për këtë do të bëhet përgjegjës edhe Fatos Nano. Edvini, sfidant do të ketë prokurorinë dhe pavarësisht se tani arrin të bëjë rolin e Adit, militantit të Partisë Socialiste që kap gazetarët për mënge, pse më shave Fatosin, por është i pabesueshëm tani është tepër vonë”./tvklan.al