Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike kërkon të fitojë Bashkinë e Tiranës me ish-kryetarin e PD Eduart Selami. Ky fakt i diskutuar në media kohët e fundit është pranuar nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Sali Berisha:- “Ne kemi disa personalitete partiake dhe jo partiake, për t’i dhënë Tiranës kandidatin më të mirë. Kandidatin e punërave të pastra, kandidatin e një programi të Tiranës, së këtij shekulli, të Tiranës së shek.XXI”.

Berisha e konsideron figurën e Eduart Selamit, si kandidaturën më të mirë të mundshme, njeri të ndërgjegjshëm dhe me vizion të qartë. Ndër të tjera, lideri demokrat nuk ka mohuar se, biznesmeni Edmond Leka qarkullon në listën e kandidaturave. Përsa i përket kryetarit të reformatorëve Genc Pollo, duket se emri i tij do të mbetet jashtë loje.

Sali Berisha:- “Unë kam konstatuar, se zoti Pollo ka shpallur kandidaturën në emër të partisë së tij dhe unë e konsiderojë, si kundër e kanë shpallur zoti Shehu dhe unë besoj se gjëja më legjitime për një kryetar partie është të kandidojë për partinë e tij”.

Qëndrimi i Berishës ndaj aleatëve, mesa duket do të jetë i rezervuar për dy bashkitë më lakmuese, ato të Tiranës dhe të Durrësi. Përsa i përket bashkëpunimit në zona të tjera për zgjedhjet lokale, PD do të jetë e hapur./tvklan.al