Taulant Seferi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Bodrumspor.

Sulmuesi i Shqipërisë, i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 27-të, ndaj Hatasyspor, në Superligën turke.

Seferi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë. Ky është goli i parë me fanellën e Bodrumspor për sulmuesin kuqezi.

Seferi u transferua në fundin e merkatos në Turqi, duke u larguar nga ukrainasit e Vorskla Poltava. /tvklan.al