Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Jamarbër dhe Argita Malltezit për lirimin nga sekuestro të 25 pasurive të bllokuara.

Ndaj pasurive u mor masë sekuestroje me kërkesë të SPAK që po heton Jamarbër Malltezin për dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Avokatët e Malltezit pretenduan në gjykatë se pasuritë kanë burim të ligjshëm dhe nuk lidhen në asnjë formë me veprat penale të hetuara nga Prokuroria.

Megjithatë, gjyqtarët e lartë lanë në fuqi vendimet e dy Gjykatave të Posaçme deri në përfundimin e hetimeve të SPAK.

Malltezi vijon të mbahet në masën e “arrestit në shtëpi” njëlloj si ish-kryeministri Sali Berisha.

Tv Klan