Numri i të prekurve nga diabeti në Shqipëri po dyfishohet në çdo dhjetë vjeçar.  por me alarmant është fakti se vitet e fundit është rritur edhe numri i fëmijëve të prekur nga diabeti tip 2, i cili zë 90% të rasteve diabetike dhe lidhet direkt me mënyrën e të ushqyerit, uljen e veprimtarisë fizike, obezitetin dhe stresin.

Isuf Kalo: “Rritja tek ne ende nuk është flagrante, në kuptimin që nuk është e regjistruar as sa duhet, sepse ndoshta sistemi ende nuk është i gatshëm të hetojë të gjithë të sëmurët me diabet. Por ka një sërë faktorësh të cilët e bëjnë diabetin të jetë në rite ta pandalshme. Faktorët janë social dhe ka të bëjë me stilin e jetës, janë të lidhura kryesisht me shëndoshjen, nga agresion kalorik ushqimor, i cili është i shumtë sot tek ne nga ardhja e shumë ushqimeve të ndërruara përpara që nuk ishin në treg, fast foodet apo cola-cola. Kanë çuar në mbi kalorazh.”

Por akoma më shqetësuese është mënyra e trajtimit të kësaj sëmundje nga mjekët.

Isuf Kalo: “Mjekimi i diabetit bazohet mbi 4 shtylla terapeutike, kurse mjekët përdorin vetëm një. 4 shtyllat janë e para dietat do me thënë ushqimi, e dyta është veprimtaria fizike e përditshme e programuar. E treta është edukimi terapeutik i të sëmurave, dija pra që me anë të dijes që i sëmuri të jetë i zoti të vetë-menaxhojë dhe të monitorizojë sëmundjen, sepse e ka ditë për ditë e ka ai e jeton dhe i katërti është mjekimi medikamentoz. Mua më duket se 90% e theksit vihet tek medikamentet, dhe këto tre aspektet e tjera as nuk zihen në gojë. Shumë herë doktorët janë bërë recetistë, japin një recetë ose janë bërë analistë, japin fletë analizash, por nuk janë aktivist këmbëngulës në arritjen e objektivit.

Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, profesor Isuf Kalo, i cili prej 44 vjet që e studion atë, shprehet se ka nevojë për një reformë të thellë.

Isuf Kalo: “Diabeti tip 2 vjen në fortin e një sëmundje që se ka emrin diabet, por e ka sintropi x që vjen bashkë me të këqijat e tjera. Siç është hipertension, obeziteti, siç është rritja e kolesterolit, yndyra në gjak dhe siç janë sëmundjet e zemrës, pra vijnë 5 të këqija bashkë. Ne i përballojmë në mënyrë të copëtuar. Po iniciojmë “shtëpia e diabetit” në kuptimin që një i sëmurë me diabet të merret përsipër në gjithë problematikën e tij. Ai ka nevojë jo vetëm të dëgjohet, ka nevojë të marri informacion, ka nevojë të pyes, ka nevojë të drejtohet ku duhet, ka nevojë të dijë adresat, ka nevojë të mos sorollatet lart e poshtë ku t’i gjej zgjidhjet. Edhe mjekësia moderne sot është industri shërbimi, ku i sëmuri hyn dhe merret në ngarkim me të gjitha kërkesat dhe nevojat e tij.”

Aktualisht në vendi kjo sëmundje numëron 30 mijë të prekur. Ajo zë vendin e parë në listën e shkaqeve që çojnë në verbim, në prekje nga azotemia, gangrena, infarktet apo dëmtimet në tru./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami