Prej disa ditësh territori shqiptar është përfshirë nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Për pasojë gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar temperatura të larta që në orët e parë të mëngjesit. Ndërkohë që vlera më e lartë është shënuar mesditën e së enjtes në Shkodër rreth 40 gradë celsius.

Genta Stafa: “Zonat malore kanë regjistruar temperatura nga 16-20 gradë, ndërsa ato të ulëta dhe bregdet nga 20-26 gradë celsius. Më pas në mesditë, mesdita e djeshme dhe dita e premte pra janë mesditat më të nxehta ku temperaturat kanë variuar nga 23 gradë deri në 40 gradë  në disa qytete. Të cilat njihen si qytete të nxehta të Shqipërisë.”

Ndërkohë gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të temperaturave nga 3-4 gradë celsius. Kjo pasi territori shqiptar dhe gjithë Ballkani perëndimor do të përfshihen nga masa ajrore të freskëta. Por shërbimi meteorologjik konfirmon se pavarësisht nga kjo moti do të jetë i qëndrueshëm./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama