Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Opozita serbe anti-Millosheviç është derdhur përsëri në rrugët e Beogradit. Sipas lidervë të saj duke filluar nga sot demostruesit do të dalin çdo ditë në rrugë për të protestuar kundër regjimit në fuqi derisa siç pretendojnë ata të arrihet masivizimi në protesta në nivelin e arritur në vitet 96-97 kur pas 88 ditësh në rrugët e kryeqytetit serb numri i protestuesve arriti në 200 mijë njerëz.

Vala e protestuesve është rikthyer në këtë fundjavë duke shënuar numrin më të madh të demostruesve në javët e fundit. Kështu burime nga Serbia deklarojnë se të shtunën kanë protestuar rreth 40 mijë persona. Lideri opozitar Zoran Gjingjiç i Partisë Demokratike tha se, “po vijnë në këto mitingje gjithnjë e më shumë njerëz”.

Ka refuzuar të marrë pjesë bashkë me njerëzit e Gjingjiç, lideri i lëvizjes ripertëritëse serbe Vuk Drashkoviç. Pjesmarrësit në mitingjet anti-Millosheviç të përbërë kryesisht nga të rinj, intelektual dhe artistë janë akuzuarsi tradhtar dhe lakej të Natos./tvklan.al