Dinamo dhe Partizani janë të dy në kërkim të titullit kur kanë mbetur edhe 3 sfida pa luajtur. Skuadrat kryeqytetase kanë një muaj pa humbur në kampionat dhe statistikat janë të njëjta, 3 fitore dhe një barazim gjatë kësaj periudhe.

Rivalët do të luajnë të dy në Tiranë të shtunën pasdite për javën e 31, Dinamo me Besën dhe Partizani me Vllazninë. Asnjë humbje me këto skuadra në kampionat duke i marrë 4 pikë në fazën e parë dhe të dytë. Fitorja është e detyrueshme si për Dinamon dhe Partizanin, pasi një hap i gabuar kushton shumë. Në dukje më e vështirë pritet të jetë për skuadrën e Ilir Dajës meqë Kavajasit kërkojnë me ngulm një vend në kupat e Evropës dhe për këtë nevojitet vendi i tretë.

I papërcaktuar mbetet edhe trofeu i golashënuesit më të mirë pas dëmtimit të Vioresin Sinanit, pasi kroati Pero Peic ndodhet vetëm 2 gola më pak në vendin e dytë. Këto janë të gjitha takimet e javës së 31 të Superligës, sfida të cilat do të luhen të gjitha në orën 16:30./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku