Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë anije dhe avionë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet e mundshme nga Irani.

Këtë e konfirmoi Pentagoni në një deklaratë të tij. Tensionet mbeten të larta në rajon pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Iran dhe një tjetër komandanti kyç të grupit militant libanez Hezbollah.

Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Khamenei është zotuar për “ndëshkim të ashpër” kundër Izraelit për vrasjen e Haniyeh. Mbrojtja raketore e Izraelit është vënë në gjendje gatishmërie ndërsa Pentagoni tha se angazhimi i tij për të mbrojtur Izraelin mbetet i hekurt.

Dislokimet amerikane në Lindjen e Mesme pritet të jenë sisteme shtesë të afta për mbrojtje nga raketat balistike.

Në 13 Prill Irani kreu një sulm me rreth 300 dronë dhe raketa, por të gjitha u neutralizuan. Pavarësisht dërgimit të avionëve dhe anijeve luftarake në rajon Pentagoni tha se çtensionimi i situatës ishte ende i mundur.

Një delegacion izraelit do të udhëtojë në Kajro në ditët në vijim për të negociuar një armëpushim në Gaza. Deri tani numërohen mbi 40 mijë viktima nga lufta.

Tv Klan