SHBA vazhdon që të dominojë në olimpiadë në basketboll.

Yjet amerikanë mposhtën Francën në “Bency Arena” të Parisit me rezultatin 98-87 dhe morën medaljen e pestë radhazi të artë.

Amerikanët u shkaktuan një tjetër trishtim francezëve, të udhëhequr nga LeBron James. Por i jashtëzakonshëm edhe kontributi i Stephen Curry, i cili me këtë sukses i shtoi arritjeve të tij edhe një medalje të artë që i mungonte.

Basketbollisti amerikan realizoi 24 pikë, të gjitha nëpërmjet gjuajtjeve tri pikëshe. Pas suksesit, Curry tregoi emocionet për medaljen e artë të fituar.

“Është gjithçka kisha imagjinuar, madje edhe më shumë. E dija që do të ishte e vështirë, por në fund kam këtë ndjesinë e arritjes. Përjetova se çfarë do të thotë që të fitosh medalje të artë. Për mua që të marr medaljen e artë është diçka e pabesueshme dhe falënderoj Zotin për mundësinë që më dha që të përjetoja diçka të tillë”, tha ai.

Në dy minutat e fundit të lojës, Curry realizoi tri tripikësha duke ia hequr presionin “Dream Team”.

Në parket u dallua edhe LeBron James me 14 pikë, 10 asiste dhe 6 ribaunde. Në total, ekipi i basketbollit të meshkujve ka fituar 17 medalje të arta nga 20 paraqitje në olimpiadë.

Tv Klan