Kishte planifikuar të merrte pushimet, por kryeministri britanik Keir Starmer detyrohet t’i anulojë ato.

Shkak për këtë vendim janë bërë protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Britaninë e Madhe që e kanë zhytur vendin në kaos për ditë të tëra.

Autoritet britanike tani po fokusohen tek personat të cilët kanë përhapur mesazhe të rreme në internet dhe që kanë ndikuar në protestat e dhunshme.

“Krimet në internet kanë pasoja në botën reale dhe ju do të trajtoheni në të njëjtën mënyrë si ata që janë fizikisht të pranishëm dhe që shkaktojnë dhunë,” është shprehur shefi i policisë Chris Haëard.

Protestat e dhunshme u shkaktuan menjëherë pas informacioneve të pavërteta që qarkulluan në internet se autori i masakrës në qytetin e Southport ku humbën jetën 3 vajza të vogla ishte një emigrant i paligjshëm.

Të premten, zyrtarët britanikë bënë më dije se ishin bërë 741 arrestime por pritet që të ketë arrestime të reja në ditët në vijim.

Klan News