Shëndeti i të punësuarve është vënë në fokusin e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas statistikave në të gjithë Europën, 300 mijë persona humbasin jetën si pasoj e sëmundjeve të marra gjatë punës, ndërsa në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta.

Alban Ylli: “Çdo vit humbin jetën si pasojë e sëmundjeve të lidhura me punën rreth 300 mijë persona, 27 mijë persona vdesin nga aksidentet në punë. Kjo çështje e shëndetit publik është lënë hije. Ne duhet të pranojmë që personat që punojnë pra punonjësit janë gjysma e popullatës dhe produktiviteti i tyre ndikon në gjithë shëndetin e popullatës. Në qoftë se ata do të jenë të dëmtuar fizikisht, të demoralizuar produktiviteti i tyre do të bjeri, gjithë ekonomia do të bjeri dhe në thelb do të preket gjithë shëndeti i popullatës”.

Për të evidentuar situatën si dhe për të kontrolluar shëndetin e të punësuarve në Shqipëri, ISHP po kryen edhe një trajnim me specialistët e tij në mënyrë që shëndeti i çdo individi të punësuar të jetë i sigurt dhe nën kontroll./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri

Montazh: Vilma Halilaj