Nga konflikti janë plagosur disa persona

Një përleshje masive mes disa të rinjve ka ndodhur për gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ku disa të rinj janë përfshirë në një konflikt duke përdorur shishe, karrige dhe mjete të tjera rrethanore.

Si pasojë e kësaj përplasje disa prej tyre kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërkohë që disa nga të rinjtë janë shoqëruar për në komisariat.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti./tvklan.al