Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë paralajmëron protesta nëse nuk do të shfuqizohet vendimi për lejimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të lëvizin nga ora 07:00-20:00. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, shprehet për Klan News se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do bllokohen rrugët me betoniere.

Dervishi shprehet se pezullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet, u bë për shkak të mungesës së një plani mirëmenaxhimi të trafikut nga ana e Bashkisë.

Vendimin ai e konsideron të padrejtë pasi nuk u konsultua me grupet i interesit.

Dervishi rendit disa problematika që shkaktohen në sektorin e ndërtimit.

Ndërtimi gjatë natës, kërkon energji të lartë, që për shoqatën e ndërtuesve është e pamundur në kushtet kur ndodhemi në krizë energjetike.

Ky vendim sipas Dervishit ndikon dhe tek çmimi final për qytetarët.

Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së ndërtuesve thotë se ky vendim e bën kryeqytetin të parin vend në botë që merr këtë masë drastike.

Më herët Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i ka drejtuar një letër Ministrisë së brendshme dhe disa institucioneve të tjera, ku kërkon lejimin e vazhdimësisë normale të punës për prodhimin dhe transportin e betonit.

Klan News