UEFA ka hapur një sondazh në faqen e saj zyrtare, ku kërkon nga tifozët të përcaktojnë ndeshjen më të bukur të Euro 2024. Mes 10 të përzgjedhurave është edhe ajo mes Shqipërisë dhe Kroacisë që u mbyll në barazim 2 – 2. Momentalisht ky takim është në avantazh të dukshëm, pasi ka marrë pjesën dërrmuese të pëlqimeve të dhëna.

Një ndeshje emocionuese që i pati të gjitha. Kur kroatët mendonin se e kishin siguruar fitoren, Gjasula barazoi në kohën shtesë, shkruan UEFA në komentin e saj. Momentalisht ky takim është në avantazh me të tjerët me votat e marra.

Në grupin e Shqipërisë është veçuar edhe përballja mes Italisë dhe Kroacisë, edhe kjo e vendosur në shtesë. Në këtë listë mungon finalja mes Spanjës dhe Anglisë, por janë gjysmëfinalet Spanjë – Francë dhe Holandë – Angli.

Sipas UEFA-s, këto janë përballjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit. Euro 2024 u zhvillua nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani dhe të gjitha takimet u transmetuan ekskluzivisht në Klan.

Tv Klan