Shqipëria pret një përgjigje pozitive nga BE në 9 qershor për hapjen e negociatave për marrëveshjen e asocimit për këtë organizëm. Ekipi i nivelit të lartë të ekspertëve të BE-së i krijuar pas samitit të Zagrebit, është njohur me detaje me plotësimin e angazhimeve të palës shqiptare në vendosjen e rendit, luftën ndaj korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Ministri i Rendit Gjoni, Ministri i Jashtëm Milo, Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik Meksi dhe zëvendëministrja e Financave Berberi, u shprehën se Shqipëria ka bërë progres në këto sektorë me ndihmën dhe asistencën europiane.

Konkuzionet e mbledhjes së grupit të nivelit të lartë Shqipëri-BE do të publikohen ditën e nesërme, ndërsa procesi i monitorimit do të vijojë deri në qershor kur të jetë përgatitur raporti përfundimtar./tvklan.al