Komisioni Europian ka miratuar planifikimin shumëvjeçar të asistencës shumëvjeçare për Shqipërinë për periudhën 2008-2010, asistencë nga e cila vendi ynë përfiton një shumë prej 245.1 mln eurosh në formën e një grandi.

Majlinda Bregu: “Mbështetja financiare gjithnjë në rritje dhënë Shqipërisë në kuadër të instrumentit të ndihmës së paraaderimit është një vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe tregues për suksesin e ecurisë së tyre si dhe një ndihmë që synon të na mbështesë në procesin e Stabilizim Asociimit dhe ta përgatisë vendin për hyrjen e ardhshme në Bashkim Europian.”

Kjo asistencë do të mbështesë kryesisht projektet që synojnë forcimin kapaciteteve të administratës publike siç janë projektet për forcimin e kontrollit financiar, antikorrupsionin si dhe mbështetjet për strukturat e integrimit evropian. Mbështetja do të vijojë  dhe për sektorin e Drejtësisë dhe reformën në polici të cilat vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë shqiptare.

Shqipëria për vitin 2007-2010 përfiton nga Bashkimi Evropian 306.1 mln euro nga 330 mln euro që ka përfituar për 6 vjet nga programet Cards 2000-2006. /tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka