Shqipëria po tërheq çdo ditë jo vetëm vëmendjen e turistëve, por edhe të turoperatorëve të huaj.

Një grup prej 12 operatorësh nga Holanda dhe Belgjika kanë mbërritur në vendin tonë për të parë nga afër destinacione të ndryshme. Kanë udhëtuar në Gjirokastër, Berat dhe zonat bregdetare ndërsa thonë se kjo ishte një iniciativë e Poli Lomës nga Korça.

Ajo jeton prej 28 vitesh në Holandë dhe punon si agjente turizmi. Ka zgjedhur që vendin e lindjes t’ua prezantojë kolegëve të saj.

Edhe këtë vit, Shqipëria është zgjedhur nga mijëra turistë të huaj. Ata janë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa veç atyre që vijnë për herë të parë, shumë prej turistëve kthehehen sërish në vendin tonë.

Tv Klan